Site icon Telegrafi

Adnan Merovci tregon çfarë mendonte Ibrahim Rugova për Albin Kurtin

Adnan Merovci, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka folur për raportet që kishte ky i fundit, me Albin Kurtin, pretendent aktual për Kryeministër të Kosovës.

LDK e VV po negociojnë për një marrëveshje bashkëqeverisëse, ndërsa Adnan Merovci ka përmendur një nga momentet kur atëbotë Albin Kurti kishte shfaqur dëshirë ta takonte Ibrahim Rugovën.

”Ibrahim Rugova, për një arsye dhe tjetër, ka qenë dhe mbetet i zhveshur nga të gjitha atributet tjera, madje ish dashur edhe populli në aspektin moral ta pranojë se ka qenë një dijetar”, tha Merovci.

”Ibrahim Rugova vërejtjet i ka shprehur kudo që i kishte. Albin Kurti ka qenë student”.

”E kam pritur për tu takuar me Ibrahim Rugovën, patën dashtë me hy me zor, Albin Kurti pat thënë: ‘jo me zor nuk hy, se është i zënë njeri’. Insistonin me hy në takim. Ata donin ta takonin dhe të merrnin mendim për çështjen e demonstratave”, tha Merovci, në Info Magazine të Klan Kosova.

Por cili ishte mendimi i presidentit Ibrahim Rugova, ndaj Albin Kurtit?

”Kishte mendim shumë lartë, në nivel superlativ. Ibrahim Rugova ka dhënë edhe deklarata, ai në paraqitjet publike kurrë s’ka folur për njerëz. Ai nuk është marrë me këto çështje dhe me njerëz”.

”Çështja e Ibrahim Rugovës e prek edhe aspektin moral njerëzor. Ibrahim Rugova ka qenë dijetar, dhe e di këtë e krejt bota”.

”Pasuria më e madhe kombëtare, pas Hasan Prishtinës, quhet Ibrahim Rugova. Unë kam qenë një shërbëtor që kam zënë vendin e 2 milionë shqiptarëve”, tha Merovci.

Exit mobile version