Site icon Telegrafi

Administrata e Bidenit pritet të zbulojë pakon e re të asistencës ushtarake për Ukrainën

Foto: Jeo Biden/Deutsche Presse-Agentur

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, pritet që publikisht të bëjë të ditur pakon tjetër të asistencës ushtarake për Ukrainë, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë.

Pakoja pritet të përfshijë sisteme tjera raketore HIMARS, si dhe municion për këtë artileri të avancuar, transmeton Telegrafi.

Kjo pako në total do të kap vlerën e 500 milionë dollarëve, ndërsa deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë armë të ndryshme, që kapin vlerën e miliarda dollarëve.

Lexo po ashtu Gazetarët e Bild-it gjerman sulmohen në Ukrainë nga të shtënat e rusëve – pamjet tregojnë momentin e frikshëm

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk kanë detaje për këtë pako të asistencës ushtarake – duke theksuar se administrata e Bidenit do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën.

E ministri ukrainas i Mbrojtjes, Olekssi Reznikov ka njoftuar sot në Twitter se ka arritur dërgesa e parë e sistemit raketor amerikan i njohur si HIMARS.

Ai madje ka falënderuar homologun amerikan Lloyd Austin për ndihmën e ofruar për Ukrainën, me qëllim që mund të mbrohen nga agresioni rus që nga 24 shkurti po bombardon pandërprerë këtë vend. /Telegrafi/

 

Exit mobile version