Telegrafi

Administrata e Biden njofton një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, paketa kap vlerën totale prej 325 milionë dollarësh.

Dhe aty, si pjesë e ndihmës do të përfshihen edhe më shumë municione për HIMARS.

Deklarata përkatëse u bë nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së të mërkurën.

Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, në këtë paketë përfshihen edhe municione shtesë për HIMARS; predha artilerie 155 mm dhe 105 mm; Sistemet e armëve anti-blind AT-4; mina antitank; mbi 9 milionë fishekë të armëve të lehta; katër automjete mbështetëse logjistike; municione ajrore precize; si dhe pajisje testimi dhe diagnostikimi për të mbështetur mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për t’i ofruar Ukrainës kapacitetet për të përmbushur nevojat e saj të menjëhershme në fushën e betejës dhe kërkesat e asistencës afatgjatë të sigurisë”, theksoi Departamenti i Mbrojtjes i SHBA. /Telegrafi/