Telegrafi

Adidas po përballet me një situatë ‘të paprecedentë’ për shkak të transferimit të Messit në Inter Miami

Kalimi i Lionel Messit te Inter Miami është një bekim dhe një sfidë për Adidas. Ata kanë një marrëveshje ekskluzive me ekipet e MLS me vlerë 830 milionë dollarë deri në vitin 2030. Megjithatë, kërkesa për fanellën nr.10 të argjentinasit është e madhe, siç raportohet nga Front Office Sports.

Marka botërore është vërshuar me porosi, dhe fanella është renditur si “së shpejti” në faqen e tyre të internetit, me vetëm para-porositë në dispozicion.

Popullariteti i fanellës së Messit është “i paprecedentë”, dhe ka një numër të madh porosish. Tifozët mund të duhet të presin deri në mes të tetorit për të marrë fanellat e tyre. Kërkesa është rritur me 25 herë, duke bërë që Adidas të punojë pa u lodhur për të përshpejtuar procesin e prodhimit.

Lexo po ashtu Zbulohet misteri se cilit lojtar të Cruz Azul ia dhuroi Messi fanellën e tij

Normalisht, duhen gjashtë muaj për ta vënë produktin në dispozicion, por ata janë të vendosur ta bëjnë atë në vetëm tre muaj për të përmbushur kërkesën e madhe. Pra, ‘Messi Mania’ është e vërtetë, dhe fansat presin me padurim të marrin në dorë fanellën.

“Kërkesa për fanellën ka qenë vërtet e paprecedentë”, shpjegoi së fundmi për mediat drejtori i Adidas, Tor Southard.

Lexo po ashtu Rregullat e MLS-së i japin goditjen e parë Lionel Messit

“Unë kam qenë me markën për një kohë të gjatë dhe kurrë nuk e kam parë markën tonë të mobilizohet rreth një projekti me kaq shumë funksione për të sjellë produktin në treg kaq shpejt”.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: Çdo fans i vetëm që dëshiron një fanellë duhet të jetë në gjendje të marrë një fanellë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/