Telegrafi

Adidas i ofron ndihmë Realit për të transferuar Kanen

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 26: Harry Kane of Tottenham Hotspur celebrates after scoring his hat-trick goal to make it 5-1 during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Southampton at Wembley Stadium on December 26, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Firma e njohur e veshmbathjeve Adidas, janë të gatshëm të përdorin lojtarët e tyre të qëndrueshëm për të bindur presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për të ripërtërirë marrëveshjen e tyre.

Partneriteti i Adidasit është për ripërtëritje dhe Perez nuk ka humbur kohë duke testuar tregun për një sponsor të ri të fanellave.

Nike, Under Armor, New Balance dhe Puma kanë biseduar me Perezin për marrjen e detyrës nga Adidas si partnerët kryesorë të fanellave të Realit.

Lexo po ashtu Real Madridi e detyron Tottenhamin të mendojë, oferta e fundit për Harry Kanen është e frikshme
Lexo po ashtu Tifozët e Realit zgjedhin me anë të sondazhit sulmuesin e ardhshëm, Kane prinë bindshëm i pari (Foto)

Sidoqoftë, sipas Diario Gol, Adidas ka ofruar ndihmë për Realin që të nënshkruajnë me ndonjë klientë të tyre të lart për të ndihmuar në uljen e marrëveshjes në favor të tyre.

Kane, ëndërr e tifozëve të Realit (Fotomontazh)

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është i pari në listën e blerjeve të Realit dhe është një klient i rregullt i markës Adidas.

Një lëvizje në Madrid do t’i përshtatet gjigantit gjerman të veshjeve sportive, me Tottenhamin që është i sponsorizuar nga kundërshtari i tyre, Nike.

Lexo po ashtu Aguero: Kane do ishte ideal për Realin

Perez e di se do të duhen 200 milionë euro për të bindur Spursat për të shitur Kane – dhe ndikimi i Adidas mund të jetë një nxitje e mirëpritur në çdo negociatë të ardhshme.

Në rast dështimi të marrëveshjes me Kane, Reali ka alternativa tjera si Mauro Icardi, Sergio Aguero dhe Timo Werner. /Telegrafi/