Telegrafi

Ademi: Vitin e ardhshëm do të organizojmë Samitin e Ministrave për Diasporë

Ministri për diasporë, Edmond Ademi, sot pati takim me zëvendës ambasadorin e Britanisë së Madhe, Paul Edwards.

‘Ministri Ademi deklaroi se punohet për vendosjen e marrëdhënieve me diasporën tonë me qëllim që e njejta të ndjejë se ka një shtëpi ku mund të ktheheht. Duke pasur parasysh se në Britaninë e Madhe ka një numër të konsiderueshëm të emigrantëve nga Maqedonia në Britaninë e Madhe, ai the është në kontakt dhe bashkëpunon me Shoqatën e emigrantëve të Maqedonisë në Britaninë e Madhe dhe se janë planifikuar aktivitete të përbashkëta për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dë RM-së dhe diasporës sonë në Britaninë e Madhe;, thuhet në kumtesën nga Kabineti i ministri Ademi.

Në takim ministri Ademi ka informuar edhe për Samitin e Ministrave për Diasporë që planifikohet të mbahet në vitin 2018, i organizuar nga Kabineti i diasporës, ku do të shqyrtohen temat në lidhje me diasporën dhe rolin e saj në hartimin e politikave të shtetit.

Zëvendës ambasadori vuri në dukje se ndërtimi i marrëdhënieve bilaterale është faktor kyç për suksesin e Republikës së Maqedonisë dhe se Britania e Madhe do të punojë në këtë drejtim me aktivitet siç janë bursat për studentë, që ato të bëhen udhëheqës në të ardhmen e vendit të tyre./Telegrafi/