Ish-zbuluesi i talenteve të Interit, Adelio Moro ka zbuluar se si Nerazzurrët nënshkruan sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez, ‘falë Juventusit’ në vitin 2017.
Sulmuesi argjentinas u bashkua me klubin nga Stadio Meazza për 25 milionë euro në verën e 2018, ku pati shumë klube të vëna pas tij.
“Ishte janar 2017 dhe Kampionati Amerikan i Jugut U-20 ishte gati të fillonte”, ka thënë fillimisht Moro për gazetën Tuttosport.
“Ausilio thirri të gjithë skautët dhe tha: ‘Është tepër vonë për të dërguar dikë në Ekuador, por unë dua që djemtë të ndjekin çdo lojë të turneut. Juventusi tashmë ka nënshkruar Bentancur dhe Rogerio, ne duhet të gjejmë një futbollist të ri i cili është gjithashtu i gatshëm”.
“Kishte shumë futbollistë interesantë”, vazhdoi skauti Moro.
“Lyanco, i cili përfundimisht u bashkua me Torino dhe Richarlison në Everton. Kur vëzhgonim Argjentinën, menjëherë vumë re këtë sulmues të shkurt dhe të fuqishëm, me aftësi të mëdha teknike: Lautaro Martinez”.
“Ai ishte 19 vjeç dhe ishte i kontraktuar me Racing Club, ne e dinim që Juventusi dhe Atletico Madridi donin ta nënshkruanin gjithashtu”.
“Ne i thamë Ausilios: Lautaro ka kaq shumë hapësirë për përmirësim, ne duhet ta nënshkruajmë atë menjëherë”.
“Ai fluturoi drejt Argjentinës menjëherë pas përfundimit të turneut. Ai donte të shihte Lautaron personalisht dhe të fliste me shoqëruesin e lojtarit”.
“Ai mundi klubet e tjera të interesuara dhe përfundimisht nënshkroi lojtarin”, përfundoi ish-skauti i Interit. /Telegrafi/