Adelina Tahiri ka mohuar se ka të dashur të ri.
Në fakt, këngëtarja 23-vjeçare ka pohuar se nuk është në lidhje me basketbollistin e Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, transmeton Telegrafi.
“Në momentin kur kam me treguar diçka, ju tregoj. Nuk ka asgjë. Unë e kam vetëm shok Dardanin”, ka thënë Adelina Tahiri në KTV.
Ajo ka paralajmëruar se është duke përgatitur për një videokëngë të re, të cilin së shpejti fansat e saj do të kenë mundësi ta shohin. /Telegrafi/