Adelina Berisha ka realizuar projektin e saj më të ri.
“Erën e saj” titullohet kënga, e cila është në bashkëpunim me Robb Daddy dhe do të vijë e realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.
Ky projekt i plotë pritet të publikohet sonte rreth orës 20:00, ndërsa këngëtarja para disa ditësh ka publikuar trilerin e tij.
Në ato pak sekonda vërejmë se Adelina do të vijë shumë seksi, por ajo që bie në sy është një skenë ku këngëtarja shfaqet e rrethuar me disa tela me gjemba, skenë kjo që e pamë në vitin 2014 nga Zanfina Ismaili në videoklipin e saj “Every night”.
Për rastësi edhe veshjet e tyre kanë ngjashmëri, të dy këngëtaret në këtë skenë shfaqen me ngjyrën e verdhë në trup./Telegrafi/