Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, në këto momente është duke dëshmuar në rastin e Enver Sekiraqës, merr vesh Koha.net
Sekiraqa po gjykohet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza. Gjykimi është i mbyllur për media.
Ismaili është dëshmitare e prokurorisë, e cila pretendon se Sekiraqa kishte kërkuar 9000 euro haraç nga këngëtarja.
Për këtë rast, në muajin janar kishte dëshmuar edhe Mona, nëna e Adelinës. /koha.net/