Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili vazhdon të jetë ndër personazhet më të përfolur dhe të komentuar në media.
Tash e sa kohë i ka munguar publikut me projekte të reja, megjithatë këtë vit, Adelina pati një performancë të shkëlqyer në serialin “O Sa Mirë”.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.
Vera po afron, dhe duket se bashkë me të po vijnë edhe imazhet provokuese nga këngëtaret e estradës.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Adelina shfaqet në plazh duke shijuar rrezet e diellit, teksa rrëmben vëmendjen me linjat atraktive.
Duket se ajo dhe bashkëshorti, së bashku me djalin e tyre kanë shfrytëzuar motin e ngrohtë që po mbizotëron këto ditë, për të bërë disa ditë pushime.
Vitet ikin, por duket se me trupin e saj, diva e estradës po u bënë konkurrencë të gjitha këngëtareve të reja. /Telegrafi/