Telegrafi

Adelina Ismaili në top formë teksa bën ‘shopping’

Foto: O Sa Mire/YouTube

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili këtë vit është kthyer nga Zvicra, dhe po vazhdon të jetojë në Kosovë.

Ajo me bashkëshortin e saj, Valin, dhe djalin e vogël Uliksin, ka tash e katër muaj që janë zhvendosur sërish në Prishtinë.

Me të ardhur këtu, Ismaili e njohur ndryshe edhe si diva e muzikës shqiptare, u bë pjesë e hit serialit “O Sa Mirë”.

Ajo u pëlqye shumë nga shikuesit për rolin dhe performancën e saj në këtë serial, ndërsa në çdo paraqitje, Adelina rrëmbente vëmendjen me dukjen dhe linjat fantastike.

Lexo po ashtu Kur muzika thyen ‘heshtjen e skamjes’ – artistët që reflektuan jetën e hirtë të shqiptarëve

Për t’u dukur bukur dhe fit, përveç ushtrimeve, diva kujdeset që të përzgjedhë edhe veshjet e duhura, të cilat i përshtaten stilit të saj.

Telegrafi kapi sot në një fotografi këngëtaren, teksa bënte blerje në një nga qendrat tregtare të Shkupit.

Adelina Ismaili duke bërë ‘shopping’ në një nga qendrat tregtare të Shkupit

Ajo dukej shumë në formë, e veshur me pantallona dhe bluzë të zezë, ndërsa bënte me kujdes përzgjedhjen e veshjeve të cilat dëshironte t’i blinte.

Vitet kalojnë, por diva duket se vazhdon të mbetet atraktive dhe tërheqëse, duke marrë vëmendjen në secilën nga paraqitjet e saj, qoftë edhe ato në përditshmëri. /Telegrafi/

Adelina Ismaili (Foto: Adelina Ismaili/Instagram)