Telegrafi

Adelina Ismaili mahnit me dukjen, ndërsa prezanton për fansat modelin e saj të ri të flokëve

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, shquhet për fotografitë tërheqëse që i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në një nga fotografitë e fundit që bukuroshja publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Adelina dukej mjaft joshëse, ndërsa prezantonte stilin e saj të ri të flokëve.

Ajo ka pozuar në të zeza me modelin e flokëve të prera shkurt, ndërsa bënte për vete fansat me makijazhin e lehtë të realizuar në fytyrën e saj.

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Pëlqimet dhe komentet kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtaren për dukjen dhe vitalitetin e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Adelina përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, teksa ka zhvendosur aktivitetin e saj edhe në televizion.

Vitin e kaluar, ajo solli një emision serik të quajtur “Tete a Tete”, ku çdo javë realizonte intervista interesante me personazhe të ndryshëm. /Telegrafi/

Foto: Adelina Ismaili/Instagram