Këngëtarja Adelina Ismaili këto ditë ka qenë ndër personazhet më të përfolur në media.
Ajo u rikthye këto ditë në Kosovë, për të performuar në një nga fushatat zgjedhore të LDK-së në Gjilan.
E njëjta deklaroi ditë më parë se nga muzika ka bërë një tërheqje, dhe se mbase e ardhmja do ta sjell atë si aktore.
Me të ardhur në Kosovës, Adelina ka shfrytëzuar rastin të takohet me miq të saj të shumtë, familjarë dhe kolegë e figura të njohura publike.
Një ndër personat me të cilët ajo ka pirë kafenë e fundit është deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.
Me këtë të fundit ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej mjaft e buzëqeshur pranë saj, teksa në mbishkrimin e fotografisë, shkruante fjalë miradije për të.
“Disa njerëz na bëjnë të qeshim më shumë, të buzëqeshim më ndritshëm dhe të kemi jetën pak më të mirë. Blerta ime e bukur” (sic.), ka shkruar Adelina.
Kujtojmë që Ismaili ka qenë një përkrahëse e madhe e LDK-së, veçanërisht në kohën e presidentit Rugova, ndërsa për PDK-në ka pasur qëndrime të kundërta.
Por mesa duket, bindjet politike nuk kanë ndikuar që dyshja në fjalë të ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën. /Telegrafi/