Këngëtarja e cila filloi të merret me muzikës që në moshë të re dhe mbetet ndër artistet më të njohura shqiptare, Adelina Ismaili po feston ditëlindjen e 42-të.
Adelina ka pranuar komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj, të cilat i ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram.
Artistja e njohur e cila prej kohësh nuk ka lansuar projekte muzikore, tashmë është fokusuar në një fushë re, atë si moderatore në një emision.
Këngëtarja ka sjell hite të shumta ndër vite sic janë: “Sajzeza” me Elita 5, “Kanagjeqi”, “Amaneti”, “Zemrën nuk ta fal”, “Kasandra”, “Mos ma ndal”, “Ushtarit tim”.
Ajo konsiderohet si një artiste pa komplekse dhe që ka thyer barriera në skenën e muzikës shqiptare.
Krahas karrierës së suksesshme dhe angazhimeve profesionale, Adelina është e martuar dhe nënë e një djali. /Telegrafi/