Telegrafi

Adelina dhe Rina kanë nisur xhirimet e klipit të ri, duken tejet atraktive

Rina Balaj dhe Adelina Ismaili (Foto: Gala Production)

Këngëtaret shqiptare, Adelina Ismaili dhe Rina Balaj, së shpejti pritet të publikojnë projektin e ri muzikor.

Dyshja kanë vendosur të përpunojnë një nga projektet e vjetra të Adelinës, i cili do të titullohet “Qikat”.

Meqë jemi në prag të lansimit të kësaj kënge, artistet së fundmi në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se kanë nisur xhirimet e klipit.

Ato shfaqen mjaft atraktive dhe në formë, teksa kanë rrëmbyer vëmendje me dukjen e tyre. “Ajo është e nxehtë, ajo është vajza ime e fuqishme”, janë fjalët e Adelinës për reperen.

Ndërkaq, në imazhin tjetër reperja nga Istogu vjen me një tjetër stil dhe duket mjaft joshëse. Pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga fansat e tyre nuk munguan, të cilët mezi po e presin ‘hitin’ ashtu siç edhe e kanë quajtur. /Telegrafi/