Telegrafi

Adelina Berisha vjen atraktive në klipin e këngës “Loti im”

Adelina Berisha (Foto: Screenshot/YouTube/Imagine Films)

“Loti im” është titulli i këngës më të re të Adelina Berishës që është lansuar së bashku me një videoklip muzikor.

Irkenc Hyka qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën, ndërsa tekstin e ka shkruar Petro Xhori.

Projekti i ri vjen me ritme të pëlqyeshme dhe me një interpretim shumë të mirë nga këngëtarja.

Si gjithmonë, Adelina mahnit me dukjen e saj edhe në videon muzikore të projektit të saj më të ri.

Ndërkohë që videoklipi i ri që mban firmën e produksionit Imagine Films ka edhe një fabul interesante që e përcjell këngën. /Telegrafi/