Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, duket se po rikthehet me një projekt të ri për këtë verë.
Artistja, e cila numëron mbi 300 mijë ndjekës në Instagram, këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të publikuar së fundmi.
Ajo ka shpërndarë një video në po të njëjtin rrjet social duke prezantuar një nga pjesët e klipit.
“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi i videos.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme dhe mjaft pozitive, fansat e së cilës duket se mezi po presin për këtë.
E fundit këngë e lansuar nga Berisha mbetet “Valla”, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale në muajin mars.
Deri më tani, projekti ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/