Këngëtarja Adelina Berisha ka realizuar projektin e saj më të ri.
“I got it” titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën do ta sjell të realizuar me videoklip nga produksioni “Entermedia”.
Për Telegrafin Adelina tha se është shumë e kënaqur me realizimin e këtij projekti dhe pret që të mirëpritet edhe nga fansat.
Sipas saj ky videoklip do të publikohet sonte në mbrëmje.
“Jo mo” titullohet projekti i fundit nga këngëtarja, i cili u publikua gjatë verës dhe mori përkrahjen e publikut. /Telegrafi/