Telegrafi

Adelina Berisha sjell një pozë joshëse, teksa nis xhirimet e klipit të ri

Adelina Berisha (Foto: Instagram/adelinnaberisha)

Duke qenë një prej yjeve më atraktive të skenës shqiptare, Adelina Berisha tërheq vëmendjen me imazhet që i ndan me fansat e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka pozuar në mënyrë atraktive para pasqyrës, ndërkohë që është në përgatitje të materialeve të reja muzikore.

Adelina është në përgatitje të këngës së saj më të re, e cila është me ritme verore dhe pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së saj.

Producenti Rzon qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën e këngës së re të bukuroshes.

Lexo po ashtu Adelina Berisha me pozë atraktive para pasqyrës, vë në dukje linjat trupore

Ndërkaq, sa i përket stilimit të videos muzikore, është kujdesur dizajnerja e mirënjohur, Blerina Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/