Site icon Telegrafi

Adelina Berisha: Kidës i vjen rëndë ta pranojë, por ajo ka qenë fanse e imja

Këngëtarja Adelina Berisha për një kohë ka qenë pjesë e labelit “ON Records”.

Por vetëm pas realizimit të dy projekteve me këta bashkëpunëtorë, ajo u largua duke vazhduar sërish e vetme karrierën e saj.

Lexo po ashtu Adelina Berisha mjaft seksi me bikini (Foto)

Ndonëse nuk është prononcuar shumë për këtë çështje, ajo së fundmi në emisionin “Mirage” tregoi se arsyeja e largimit të saj nga ky label është ndikuar nga disa deklarata të saj.

Këngëtarja potencoi se ajo ka qenë në skenë që kur ishte fëmijë, ndërsa të rinjtë e sotëm në muzikë janë rritur me këngët e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

E kjo deklaratë dukej si një dedikim për kolegen e saj Kida, gjë që kjo e fundit e kishte mohuar në po të njëjtin emision duke u shprehur: “Nëse ajo mendon që jam fanse e saj – but I’m not (por unë nuk jam)”.

Megjithatë Adelina vazhdon të mbrojë mendimin e saj, duke thënë se asaj i vjen ndoshta rëndë ta pranojë një gjë të tillë /Telegrafi/

Exit mobile version