Fituesja e Grammy ndezi thashetheme për një lidhje të mundshme duke u ulur pranë agjentit të NBA, Rich Paul në lojë.
Ajo kishte veshur një pallto elegante kadifeje me stampim lëkure lope nga marka Vivienne Westwood, e koleksionit Vjeshtë / Dimër 2020/2021.
Ylli, e mbajti pjesën tjetër të saj të thjeshtë me një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza, të kombinuara me taka të zeza në formë sandalesh.
Adele, 33 vjeç, dha një pamje të shkurtër të formave të tonifikuara pasi thuhet se humbi më shumë se 45 kilogram në vitet e fundit duke ndjekur dietën ‘Sirtfood’.
Thashethemet për lidhje filluan kur Adele dhe Paul u ulën së bashku në lojë, ku ata ishin fotografuar duke qeshur dhe biseduar.
Mirëpo, edhe javën e kaluar ajo ishte në qendër të vëmendjes për shkak se flitej që ajo i ishte rikthyer reperit Skepta. /Telegrafi/