Ka thyer çdo rekord përsa i përket klafikimeve në muzikë, por këngëtarja e hitit “Hello”, po konsideron faktin për të bërë një film, mbi turin e saj të katër botëror, që pritet të nisë muajin e ardhshëm.
Për momentin ky është vetëm një plan, për të realizuar një film muzikor, si ai “Part of Me”, nga Katy Perry, apo “This is Us”, nga One Direction.
Adele ka dhënë aprovimin e saj për të xhiriuar pjesë e prapaskenave gjatë turneun e saj, që do të shërbejnë për filmin, por një burime brenda stafit të saj kanë thënë se nëse ky projekt bëhet shumë stresues, atëherë ajo mund të heqë dorë.
“Ajo është tmerrësisht shumë e rezervuar dhe që tani ka filluar të stresohet në lidhje me këtë zgjedhje çështje”, ka treguar burimi për “Daily Star”.
Ka një interest të jashtëzakonshëm për një film në lidhje me turneun e Adele, ndërkohë që përflitet që dhe studio muzikore si Sony Picture dhe Paramont, janë të interesuara për të prodhuar pelikulën, që parashikohet të thyejë të tjera rekorde.