Adam Sandler u shfaq në Oscar të këtij viti me tuta, duke tërhequr vëmendjen e prezantuesit Conan O’Brien dhe biseda e tyre bëri të qeshin të pranishmit në Dolby Theatre.
Përkatësisht, Sandler është shfaqur me një xhup blu me shkrimin “Aviator Nation Malibu”, një këmishë e bardhë me lule të vogla dhe pantallona të shkurtra basketbolli.
Prezantuesi i ceremonisë, komediani Conan O’Brien, vendosi të komentojë për “edicionin e tij në modë”.
“Në fund të fundit, për një natë prestigjioze si kjo, është e rëndësishme që të gjithë të jenë të veshur siç duhet. Ti vishesh siç duhet… Adam, çfarë ke veshur”, tha O’Brien me shaka.
Kamerat u fokusuan menjëherë tek Sandler, i cili ishte ulur në audiencë.
“Conan, vëllai im, çfarë ka? Askush nuk mendoi se çfarë kisha veshur derisa e përmende”, tha Sandler, për të cilën O’Brien u përgjigj se ai ishte “i veshur si një djalë që luan poker në orën dy të mëngjesit”.
Por Sandler vazhdoi të bënte shaka, duke thënë se nuk duhej ta kishte fyer para bashkëmoshatarëve të tij.
“Më pëlqen mënyra si dukem sepse jam një person i mirë. Nuk më intereson çfarë vesh apo nuk vesh”, theksoi tutje.
Pas kësaj, ai u ngrit në këmbë dhe në mënyrë teatrale eci drejt daljes.
Megjithatë, përpara se të largohej nga salla, ai iu afrua kandidatit Timothee Chalamet, e përqafoi dhe i bërtiti “Chalamet” në vesh, gjë që bëri të qeshnin veçanërisht të pranishmit. /Telegrafi/