Telegrafi

Ancelotti: Largimi i Messit më befasoi, por Barcelona mbetet rival për titull

Real Madridi është gati për sezonin e ri në La Liga, ku në javën e parë do të luajë si mysafir i Alaves të shtunën në mbrëmje.

Trajneri Carlo Ancelotti ka folur për disa tema të ndryshme në konferencë për shtyp, ku fillimisht nuk munguan pyetjet për Leo Messin që shkoi te PSG.

“Më ka befasuar largimi i Messit. Ai ka qenë një flamur i Barcelonës që kur ishte i ri, por çdo futbollist mund të ndërrojë fanellë. E respektoj vendimin e klubit, por edhe të Leos. Ne duhet të konkurrojmë me Barcelonën për të fituar titullin”.

“Me apo pa Messin, katalanasit mbeten një nga skuadrat më të mira në botë”.

“PSG? Nuk është e pamundur të sfidohemi me ta. Reali im i ka kartat për t’u përballur me çdo kundërshtar, nuk kam asnjë dyshim në lidhje me këtë gjë”.

“Mbappe?  Nuk më duket korrekte të flas për lojtarët që nuk janë këtu. Afati kalimtar mbyllet me 31 gusht”.

“Richarlison? E dua shumë, është një sulmues i madh, por kartonin e tij e zotëron Evertoni”, përfundoi Ancelotti. /Telegrafi/