Ceremonia e 87-të e ndarjes së çmimeve Oskar do të mbahet të dielën (22 shkurt) nga ora 19:00 sipas kohës lokale (rreth orës 4:00 të mëngjesit të të hënës me kohën tonë).
Nikoqir i evenimentit të sivjetmë është Neil Patrick Harris, ndërsa ceremonia do të transmetohet nga shumë shtëpi televizive në 225 vende të botës.
Për filmin më të mirë këtë vit janë të nominuar “American Sniper” (i cili konsiderohet favorit), “Birdman or (The Unexpected Virtue of Ignorance)”, “Boyhood”, “The Grand Budapest Hotel”, “The Imitation Game”, “Selma”, “The Theory of Everything” dhe “Whiplash”.
Në kategorinë Aktori më i mirë në rol kryesor, garojnë Steve Carell (“Foxcatcher”), Bradley Cooper (“American Sniper”), Benedict Cumberbatch (“The Imitation Game”), Michael Keaton (“Birdman or the Unexpected Virtue of Ignorance”) dhe Eddie Redmayne (“The Theory of Everything”).
Për kategorinë Aktorja më e mirë në rol kryesor janë të nominuar Marion Cotillard (“Two Days, One Night”), Felicity Jones (“The Theory of Everything”), Julianne Moore (“Still Alice”), Rosamund Pike (“Gone Girl”) dhe Reese Witherspoon (“Wild”).
Këtë vit kemi një arsye më shumë për ta përcjellë evenimentin madhështor, pasi edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora është e nominuar për kolonën zanore më të mirë me këngën “Grateful” (që është përdorur për filmin “Beyond the Lights”). Për më shumë, ajo edhe do të performojë gjatë evenimentit.
Listën e plotë të nominimeve mund ta shikoni duke klikuar këtu. /Telegrafi/