Telegrafi

AC Milan mund të zbarkojë në “Fadil Vokrri”, Feronikeli i ka bërë ftesë për miqësore

Kampionët e Superligës së Kosovës, Feronikeli janë në bisedime me klubin italian, AC Milan për zhvillimin e një miqësoreje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Drejtori i klubit të Feronikelit, Avdullah Tahiri, i cili ka pohuar se klubi është në bisedime me gjigantët italian.

“Po jemi në bisedime me klubin e Milanit për zhvillimin e një miqësoreje në Prishtinë, por kjo varet nga angazhimet që i kemi në garat evropiane si ne ashtu edhe klubi italian”.

Milan duke festuar një nga golat . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ne ende jemi në negociata me ta, nuk varet gjithçka nga dëshira jonë, por klubi është ende në bisedime”, ka thënë Tahiri për Reporteri.net

Nëse arrihet marrëveshja për zhvillimin e kësaj miqësoreje, atëherë ajo do të luhet gjatë muajit gusht.

Feronikeli (Foto: FFK)

Milani edhe në të kaluarën ka zhvilluar ndeshje miqësore të tilla, kur ishte prezent në Shqipëri, fillimisht luajti me Tiranën që triumfoi me rezultat 2-1, ndërkohë më pas luajti me ekipin B të Shqipërisë duke luajtur 3-3 dhe duke fituar pas ekzekutimit të penaltive.