Klipi i fundit nga Bebe Rexha, “Last Hurrah”, u komentua shumë gjithandej nëpër media, si shkas i përmbajtjes eksplicite.
Këngëtarja shqiptare u shfaq mjaft provokuese në videon e fundit muzikore, ndërsa duket se për asnjë moment nuk pranoi t’i fshehë defektet te vetvetja.
29-vjeçarja është gjithnjë një “avokate” kur vjen puna për të folur rreth trupit të saj.
Kujtojmë se në janar të këtij viti ajo publikisht zbuloi se nuk mund të gjente një stilist për ta dizajnuar fustanin e saj për në “Grammy Awards”, sepse të gjithë e refuzonin duke i thënë se është shumë e madhe.
Në videon e saj të re, 29-vjeçarja me krenari tregon kthesat e saj, si dhe shenjat e strijave në lëkurë, dhe thotë se nuk ka dashur që t’i mbulojë.
“Doja të bëja një video në lidhje me natyrën njerëzore të papërpunuar”, i tha ajo MTV-së për videon e rrallë. “Njerëzit kanë momentet e tyre të çmendura dhe të gjithë kanë historitë e tyre. Ndihem sikur të gjithë (kanë bërë) diçka të keqe në jetën e tyre, nëse kjo është duke pirë alkool apo çfarëdo që mund të jetë – mashtrim, duke u kthyer te ish-i dashur ose ish-e dashura juaj, ose duke shkuar te personi i gabuar’.
‘Dikush e pa videon time si: Ti duhet të mbulosh këto shenja të strijave. Dhe unë thoja: Nuk do i mbuloj këto shenja, absolutisht jo. Ka të bëjë me pranimin e gjithçkaje”, ka thënë Bebe Rexha.
Për paraqitjen eksplicite në klipin “Last Hurrah”, Bebe Rexha mori kritika edhe nga babai i saj, Flamuri, i cili e kritikoi atë dhe nuk i foli për disa ditë. /Telegrafi/