Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ka kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti për dialogun me Serbinë.
Ky i fundit sipas saj duhet të sqarojë se “si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke”.
E në reagimin e tij, deputeti Abrashi ka pasur një pyetje për Çitakun.
“Një pyetje për Vlora Çitakun, meqë është shumë e dijshme dhe profesionale: a na sqaron ajo se si u katandisë Kosova që 3 vjet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u pajtua për të nënshkruar marrëveshjen për Zajednicë”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, Abrashi ka kërkuar llogari nga nënkryetarja e PDK-së se si 20 vjet pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë, “ajo vetë u angazhua për ndarjen e Kosovës?”. /Telegrafi/