Site icon Telegrafi

Abrashi: Po, pensionet rriten nga janari (Video)

Pensionet kontributdhënëse do të rriten nga muaji janar, e madje edhe do të kategorizohen. Do të jenë nga 160 deri në 250 euro, e këtu varet arsimimi dhe vitet e punës.

Kështu bënë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, Arban Abrashi, në një intervistë për lajmi.net.

Sipas tij, pensionet jokontributdhënëse nuk do të mund t’i marrin ata që nuk jetojnë në Kosovë. Kështu, nga kjo do kursehen deri në 18 milionë euro të buxhetit të vendit.

Kur flet për skemën sociale, Abrashi bënë të ditur se tashmë janë larguar dymijë familje të cilët kanë pasur të hyra tjera e edhe po aq familje të tjera pritet të largohen.

Abrashi e pranon se ka qindra persona që janë në skema të ndryshme sociale e që janë të aftë për punë, por refuzojnë të punojnë. Për këtë do bëhet një Ligj që nëse refuzojnë më shumë se dy herë, të largohen edhe nga skema sociale në të cilën gjenden.

Exit mobile version