Telegrafi

Abramovich tashmë ka përgatitur edhe ofertë për Perisicin

Interesimi i Chelseat për Ivan Perisic po bëhet gjithnjë e më real.

Kroati ka shënuar tetë gola në 30 ndeshje që nga transferimi i tij te gjigantët italian dhe kjo ka bërë që Blutë të mendojnë t’i japin një mundësi në Stamford Bridge.

Sipas Corriere dello Sport, presidenti i londinezëve Roman Abramovich ka përgatitur një ofertë për kroatin në vlerë 20 milionë euro.

27-vjeçari besohet se është dëshirë edhe e trajnerit Antonio Conte, i cili me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i londinezëve. /Telegrafi/