Site icon Telegrafi

Abramovich jep dritën e gjelbër për Sanchezin

Sanchez shënoi një gol shumë të bukur

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka thënë dritën e gjelbër për transferimin e sulmuesin e Arsenalit,  Alexis Sanchez që në janar. 

The Mirror shkruan se Chelsea janë të gatshëm t’ia plotësojnë dëshirën që në janar Antonio Contes.

Kiliani është në vitin e fundit të kontratës me klubin e Arsenalit.

Largimi në janar shihet në horizont

Londinezët e kanë rastin që të përfitojnë nga shitja e lojtarit, pasi në qershor do të largohet si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Henry: Wenger tani mendon edhe pa Sanchezin dhe Ozilin

Alvaro Morata aktualisht është i lënduar dhe Conte ka pak opsione për sulmin.

Sanchez ishte ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar veror.

PGS dhe Manchester City kishin bërë oferta për lojtarin, por të gjitha ishin refuzuar nga klubi. /Telegrafi/   

Exit mobile version