Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i gatshëm të sigurojë menaxherin Antonio Conte mbi ambiciet e tij me një transferim të madhe të dyfishtë këtë javë.
Sipas The Guardian, drejtuesit e Bluve mendojnë t’i ofrojnë shpërblime trajnerin italian pas fitimit të titullit të Ligës Premier në sezonin e tij debutues.
Shpërblimi që po mendon të bëj Abramovich është një pako prej 95 milionë funteve për të transferuar dy nga lojtarët e tij të pëlqyer.
Këto para pritet të shkojnë 55 milionë funte për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro dhe pastaj oferta tjetër prej 50 milionë funteve do të lëviz në drejtim të mesfushorit të Monacos, Tiemoue Bakayoko.
Këto shpenzime do ta tregonin e qëllimin e Chelseat për transferimi, pasi shikuan Manchester Unitedin dhe Manchester Cityt të shpenzojnë shumë në javët e para të hapjes së afatit kalimtar.
Conte ka rritur pakënaqësitë me mungesën e lëvizjes në transferime këtë verë dhe para disa ditëve u flit edhe për një largim të tij nga skuadra londineze. /Telegrafi/