Roman Abramovich është aleatët i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe kjo ka bërë që të sanksionohet nga vendet e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.
Megjithatë, ai transferoi një koleksion të kryeveprave të artit me vlerë pothuajse 1 miliard dollarë (940 milionë euro) tek ish-gruaja për të shmangur sanksionet.
Kjo ndodhi tre javë para se Rusia të pushtonte Ukrainën, shkruan theguardian.
Abramovich transferoi 49 për qind të të drejtave të koleksionit te Daria Zhukova, duke i lënë vetes 51 për qind.
Kjo e mbajti koleksionin jashtë sanksioneve që ishin vendosur për asetet e tjera, duke përfshirë klubin e futbollit, Chelsea.
Koleksioni i pikturave të miliarderit përfshin dhjetëra kryevepra botërore dhe nuk dihet se ku ndodhen.
Në veçanti, pikturat e Francis Bacon, Pablo Picasso, Lucien Freud, Alberto Giacometti, Claude Monet, René Magritte, Kazimir Malevich dhe të tjerë. /Telegrafi/