Roman Abramovich thuhet se i ka dhënë dritën e gjelbër Chelseat për të transferuar Ben Chilwellin, Kai Havertzin dhe Declan Ricen, sipas mediave në Angli.
Pronari i The Blues i ka dhënë leje trajnerit Frank Lampard dhe drejtoreshës Marina Granovskaia që të vazhdojnë me transferime të mëdha në këtë verë.
Sipas asaj që raporton The Telegraph, Abramovich është i gatshëm që të shpenzojë plus 50 milionë euro për tri transferimet, pas shitjeve që bënë në verën e kaluar.
Skuadra londineze tashmë ka transferuar Timo Werner dhe Hakim Zyechin, derisa janë afër atij të Chilwellit nga Leicesteri.
Edhe Rice i West Hamit pritet që shumë shpejtë të mbyllë rikthimin në Stamford Bridge, pasi kishte dalë pikërisht nga akademia e Chelseat.
Në anën tjetër, më i vështirësuar është akordi i Bayer Leverkusenin që po kërkon 100 milionë euro nga shitja e Havertz. /Telegrafi/