Site icon Telegrafi

Abraham përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës  

Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka shtuar sulmuesin e Chelseat, Tammy Abraham në listën e blerjeve.

Kampioni aktual i La Ligës është i interesuar të nënshkruaj me një sulmues të ri në verë, i cili do të vinte si pasues i Luis Suarezit.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona e ka shtuar Abrahamin si një alternativ për objektivin kryesor të transferimeve, sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Lexo po ashtu Lukaku nuk mendon rikthimin në Angli dhe tregon lojtarin më të mirë te United e Chelsea

Me Interin që këmbëngul që argjentinasi nuk do të largohet për më pak se klauzola e tij e blerjes prej 111 milionë eurosh, Barca po eksploron alternativat.

Abraham është në shqyrtim dhe interesimi i katalunasve ngre perspektivën e një shkëmbimi që përfshin yllin brazilian, Philippe Coutinho.

Chelsea thuhet se është në bisedime me agjentin e Coutinhos, Kia Joorabchian, këtë javë në lidhje me një transferim në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version