Site icon Telegrafi

Abraham humbi rast ideal nga një metër distancë në portën e zbrazët, bashkëlojtarët tallen me të në rrjetet sociale

Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham ka përfunduar si ‘objekt tallës’ nga bashkëlojtarët e tij, pasi ka humbur një rast të qind për qind ndaj West Hamit.

Chelsea mori një fitore minimale 1-0 në udhëtim ndaj West Hamit, duke bërë një hap të madh drejt një vendi në top katërshe të Ligës Premier.

Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit të Thomas Tuchel erdhi nga sulmuesi gjerman, Timo Werner.

Lexo po ashtu Chelsea fiton “Derbin e Londrës”, vendos goli i Werner

Megjithatë, Blutë mund të kishin rezultat më të thellë, pasi Çekanët luajtën për shumë minuta pa një lojtar dhe Chelsea kishte disa raste ideale.

Rasti më i mirë për të dyfishuar ishte ai i minutave shtesë fundit nga Abraham, i cili me kokë dështoi ta tund rrjetën nga një distancë prej një metri.

“Fitore e madhe! Ka qenë e vështirë, por jam ndjerë mirë që jam përsëri aty”, ka shkruar Abraham në profilin e tij në Instagram pas ndeshjes, ndërsa ka etiketuar Mountin duke i thënë se është i gjatë vetëm gati dy metra.

Por, ky postim nuk është kapërdi lehtë nga bashkëlojtarët e tij Mason Mount dhe Ben Chilwell, të cilët e kanë tallur atë.

“Ne do të bëjmë disa ushtrime me kokë nesër vëlla”, ishte komenti i Mount në postimin e Abrahamit.

“Ju jeni gati dy metra në ajër, që bëni shaka”, ishte komenti tjetër nga Chilwell. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version