Telegrafi

Abdullahu: Keqpërdorimet po e humbin ujin e pijshëm

Keqpërdorimet e ujit të pijshëm dhe qasja në të përbëjnë disa nga problemet që ballafaqohen qytetarët e vendit.

Kështu thotë Ilir Abdullahu nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke shtuar se një gjë e tillë po e humb ujin e pijshëm.

“Ne në Kosovë, këtë shkallë të humbjeve e rrisin keqpërdorimet, e rrisin dëmtimet e tubacioneve gjatë ndërtimeve të shumta. Me qindra dëmtime nga pakujdesia kanë arritur që t’i shkëpusin tubat tonë, mirëpo shkalla tjetër është e keqpërdorimeve. Ndërtime po funksionojnë në mosfurnizim të rregullt me ujë”, thotë Abdullahu.

Ai shton se, duhet të kemi kujdes në ndërtime, sidomos në Liqenin e Badocit.

“Duhet t’i ruajmë ndërtimet sidomos në Liqenin e Badocit, ku është një liqen ku shpesh bie në nivele minimale dhe problem për shkak të pellgut të vogël që të akumulohet”, pohon Abdullahu.

Lexo po ashtu Qasja në ujë të pijshëm - a ka rrezik për mungesë të ujit në të ardhmen në Kosovë?

Sot në botë diku 90 për qind e njerëzve jetojnë brenda 10 kilometrave të një burimi të një uji të pijshëm, ndërsa 7 nga 10 njerëzit në botë kanë qasje të drejtpërdrejt në ujin e pijshëm në rubinetet e shtëpive të tyre. /Telegrafi/