Abdu Rozik është bërë sensacion në mediat sociale në vitet e fundit dhe tashmë e ka realizuar ëndrrën për t’u takuar me Cristiano Ronaldon te Manchester Unitedi.
I njohur jozyrtarisht si këngëtari më shtatshkurtër në botë, i riu njihet edhe për rivalitetin e tij me Hasbulla, gjë që u ka ndihmuar të dyve që të bëhen yje.
Kështu, Rozik po e shfrytëzon famën e tij duke qenë pjesëmarrës në ndeshjen e Ligës Premier ndërmjet Djajve të Kuq dhe Watford në Old Trafford, ku i takoi disa yje të Unitedit duke përfshirë edhe Paul Pogban.
Në fotografi, vizita e Abdu Rozik në Old Trafford
Kush është Abdu Rozik
Abdu Rozik është një këngëtar dhe influencues në rrjetet sociale nga Taxhikistani, i cili fillimisht u bë i njohur përmes publikimit të këngëve të tij në kanalin e YouTube, ‘Avlod Media’, ndërsa njëra prej këngëve kaloi nëntë milionë shikime.
Porse, ishte rivaliteti i tij me Hasbulla – që njihet si ‘Mini Khabib’ (për shkak të afërsisë me legjendën e UFC-së, Khabib Nurmagomedov) – në një shfaqje ballë për ballë të stilit të UFC-së që i bëri të dy jashtëzakonisht të njohur në mediat sociale.
Paraqitja e tyre ka nxitur kuriozitet për moshën e tyre. Rozik i cili si fëmijë ka vuajtur nga rakiti – sëmundje e fëmijëve e shkaktuar nga mungesa e vitaminës D, e karakterizuar nga kalcifikimi i papërsosur, zbutja dhe shtrembërimi i kockave që zakonisht rezulton me këmbët në formë harku – është 18 vjeçar, ndërsa i të njëjtës moshë është edhe Hasbulla.
Dyshja njëherësh kishin një përleshje gjatë ‘UFC 267’ kur edhe shkëmbyen grushte dhe shkelma, kryesisht për t’i argëtuar tifozët.
Sidoqoftë, fansat e tyre janë akoma në pritje që ta shohin duelin ndërmjet Hasbulla dhe Abdu në ring. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WYLHZw5jt2k