Telegrafi

Abdixhiku: U ndjeva i ofenduar nga fjalimi i Kurtit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku u diskutuan për 100-ditëshin e saj, ka thënë se ndihet i ofenduar nga një pjesë e fjalimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ofendoi partinë nga e cila vjen ai.

Derisa ka përmendur disa nga punët e bëra në këta 100 ditë, ministri Abdixhiku tha se çdo fyerje ndaj LDK-së paraqet njëherësh fyerje edhe ndaj ministrave të saj.

“Më lejoni të theksoj se ne një pjesë e madhe e kabinetit pothuajse gjysma e kabinetit këtu përfaqësojmë një kulturë dhe forcë politike të vendit edhe e përfaqëson me krenari përfaqësojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës, andaj çdo lëvdatë ndaj punës sonë është lëvdatë edhe ndaj LDK-së, dhe çdo kritikë ndaj LDK-së është kritik edhe ndaj neve. Çdo fyerje ndaj LDK-së është fyerje edhe ndaj neve”.

“Unë u ndjeva i ofenduar prej pjesës së fjalimit që ofendon LDK dhe po besoj se siç e patë bashkë me një pjesë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës, sepse siç e përfaqësojmë Qeverinë e Kosovës, përfaqësojmë edhe qytetarët tanë pavarësisht bindjeve politike edhe ndoshta kjo është pjesë e kulturës sonë partiake”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/