Site icon Telegrafi

Përmendi grupe anti-amerikane nga Shqipëria në LVV, Abrashi i reagon Abdixhikut: Me pas fol kështu për Serbinë, situata do të ishte më mirë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane, duke përmendur veçanërisht një grup që vjen nga Tirana.

Ndaj këtyre deklaratave të Abdixhikut, ka reaguar në RTV Dukagjini deputeti i LVV-së Artan Abrashi.

Abrashi thotë se këta aktivistë të LVV-së “kanë bërë më dhjetëfish më shumë për Kosovën sesa që ka bërë Abdixhku gjatë gjithë jetës se tij”.

Deputeti i LVV-së thotë se i pari i LDK-së ka një averzion ndaj Shqipërisë dhe sipas tij kjo u manifestua edhe me refuzimin që ky i bëri presidentit të Shqipërisë për takim në Prishtinë.

“Me pas fol kështu për Serbinë, situata do të ishte më mirë, po për Abdixhkun është problem një grup misterioz i kyçur në LVV që këqyrë më prish këtë vend e këtë shtet. Prap po them  nuk është e çuditshme për mua kjo sepse kur e kam pa edhe qëndrimin e tij arrogant edhe ndaj presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt, që e refuzoi me taku e ndërsa me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shkoi e takojë ku dëshiron ai unë nuk kam çfarë të shtojë diçka tjetër”.

Ai thotë se ka pasur tjetër mendim për Abdixhikun, por nga sot nuk ka më dyshime.

“Me sot u binda që Lumir Abdixhikun nuk duhet marrë seriozisht”, ka thënë tutje Abrashi./Telegrafi/

Exit mobile version