Telegrafi

Abdixhiku replikon me Kurtin: Kur humb argumentet fillon të prodhojë material për TikTok

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi ka replikuar me kryeministrin Albin Kurti.

Duke iu drejtuar të parit të Qeverisë ai ka thënë se kur Kurti humb argumentet fillon të prodhojë material për TikTok.

“The nga Nenad Gjuriq kaluam në Nenad Rakiq, po ashtu kryeministër ke kaluar nga Pantiqi e Ivanoviqi, ku të parin nuk ke mundur me sjellë dy javë në Prishtinë e të dytin e ke glorifikuar si njeri i heroizmit të multicitnetit në veri”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, Kurti është në transformim të pozicioneve të tij pasi siç është shprehur ai Kurti tha për marrëveshjen me Serbinë se është marrëveshje kontraktuale, por që nuk është marrëveshje ligjërisht e obligueshme.

Opozitari thotë  se ka shumë kontradita në fjalimin e Kurtit, kur thotë “merre ose leje, por është bazë e mirë”.

“Kontradikta e tretë është se do të ketë implementim të marrëveshjeve paraprake, por s’do të ketë “Zajednicë”. Kërkoje reciprocitet për Luginë, kërkoje ti”, ka vijuar Abdixhiku.

Abixhiku ka thënë se as shtrirje të ligjit në veri nuk ka, kur nuk mund të mbahen zgjedhjet në atë vend.