Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka komentuar videot që ka lëshuar së fundmi Lëvizja Vetëvendosje, ku opozitari është i etiketuar.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se LVV është në panik, prandaj sipas tij po merret me të kaluarën.
“Ata që dy vite qeverisje nuk kanë çfarë të prezantojnë, prandaj merren me të kaluarën. Propaganda është mjet i këtij pushteti dhe video të tilla janë mjete për manipulimin e gjendjes së tanishme dhe nevojës se domosdoshme për të prodhuar lajme të rreme”.
Abdixhiku thotë se nuk është i interesuar për politikë propaganduese dhe për të polarizuar shoqërinë.
“Kam vendosur të merrem me politik për të ndryshuar gjendjen politike në Kosovë. Pra kam vendosur fillimisht t’i rris fëmijët e mi në Kosovë, atyre dhe fëmijëve të Kosovës t’iu jap një të ardhme që e meritojnë”.
Ai ka përmendur edhe akuzat e disa politikanëve opozitarë në drejtim të Kurtit.
“Kam parë deklarata që i thonë kundërshtarit tim politik, Albin Kurtit, shërbëtor i Serbisë. Unë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Unë besoj që është i paaftë për të qeverisur, i dëmshëm për vendin, polarizues. Por nuk mund t’i them bashkëpunëtorë i Serbisë. Por nuk pres që i njëjti të më quaj shkatërrues i shtetit kur kemi qeverisur bashkë”, ka deklaruar Abdixhiku./Telegrafi/