Telegrafi

Abdixhiku: Me një intervistë të vetme Kurti zhbëri gjithë karrierën politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se dialogu ka ndryshuar Kurtin e jo ky i fundit dialogun.

Në RTV Dukagjini Abdixhiku thotë se ndjen keqardhje për kthesën që ka marrë karriera e Kurtit.

“T’i lësh familjet e protestuesve dhe të tjerëve plot në vuajtje të përjetshme, të djegësh vendin, të sulmosh institucionet, t’i humbësh ardhmërinë këtij vendi për 10 vjet të plota, dhe në fund. Me një intervistë të vetme të zhbësh gjithë karrierën politike. Nga “jo asociacion” në “ka Asociacion”, unë ndjejë keqardhje për karrierën e tij. Karriera e tij ka pësuar ndryshim radikal”, deklaroi Abdixhiku.

Lexo po ashtu Kurti e pranon: Në marrëveshje me Serbinë ka edhe Asociacion

Kryetari i LDK-së thotë se ky Albin  sot po të takohej me Albinin e para 15 vjetëve a do ta puthte vetën apo ta kishte pështyrë po ta takonte sy më sy.

Ndryshe mbrëmë në një intervistë për RTK-në, Albin Kurti tha se në marrëveshje ka edhe Asociacion.

“Ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra janë 39 marrëveshje që ngelen valide dhe të obligueshme”, kishte deklaruar Kurti./Telegrafi/