Telegrafi

Abdixhiku e quan pozitiv takimin me Osmanin, por ende nuk ka qëndrim final për mbështetjen e saj

Ka përfunduar takimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me pretendenten për presidente Vjosa Osmani.

Kreu i LDK-së, Abidxhiku tha se takimi me Osmanin ka qenë pozitiv, transmeton Telegrafi.

“Kemi diskutuar për çështjen e presidentit, takimi ishte i frytshëm, takimi ka qenë pozitiv, dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë mes njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi diskutuar për platformën që pretendentja për presidente, Vjosa Osmani dëshiron ta ndërtojë në rolin e saj, kemi diskutuar rreth kësaj. Nuk kemi vërejtje rreth kësaj. Po ashtu kemi diskutuar për qëndrimin e saj karshi subjekteve politike”, tha ai.

Komentet e Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut pas takimit të tyre

Abdixhiku tha se me Osmanin do të takohen sërish, kurse vendimin final se a do ta mbështesin për presidente, tha se do ta marrin pas konsultimeve të brendshme në LDK. /Telegrafi/