Site icon Telegrafi

Abdixhiku: 2 shkurti është data e pranimit të Asociacionit nga kryeministri Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku theksoi se  “2 shkurti” është data e pranimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti.

Abdixhiku gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se kryeministri Kurti do duhej që të vinte e të raportonte në Kuvend të Kosovës pas çdo takimi që pati zhvilluar në dialogun Kosovë-Serbi, në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

I pari i LDK-së po ashtu me ironi tha se partia e tij e “mbështet” kryeministrin Kurti, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Kurti para deputetëve: Nuk mund të ketë Asociacion një etnik në Kosovë

“Kjo datë e 2 shkurtit është data e pranimit të Asociacionit nga kryeministri Kurti. Kurti tha që marrëveshja e vitit 2013 është e bëshme me disa kushte…Kryeministri Kurti ka pasur dialog me Vuçiqin, dhe asnjëherë s’ka ardhur në kuvend që të flas me deputetet shqiptarë dhe jo shqiptar të Kosovës”, tha Abxhiku.

Ai po ashtu tha se Kurti e ka çuar Kosovën në qorrsokak, raporton Telegrafi.

“…eja raporto në Kuvend të Kosovës se e ke futur Kosovën në qorrsokak…”, ka thënë Abdixhiku. /Telegrafi/

Exit mobile version