Site icon Telegrafi

Abbott: Kosova është shumetnike, s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave monoetnike

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mbështetur dhe mirëpritur diskutimet e Ambasadës së SHBA-së, për themelimin e Asociacionit.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Abbott ka inkurajuar Qeverinë të vazhdojë me hapa për ta formuar Asociacionin.

“NNjë diskutim i mirëpritur sot nga Ambasadori i ShBA-së dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e ASM-së dhe iu takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e themelimit të saj”, tha ai.

Lexo po ashtu Hovenier: Nuk mbështesim asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës dhe kërcënon sovranitetin dhe pavarësinë e saj

Sipas tij, Kosova është një vend shumetnik dhe komunat e saj do të mbeten shumetnike.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për krijimin e një Asociacioni njëetnik.

““Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë përparim. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët e Kosovës që të jenë pjesë integrale e Kosovës”.

“Kosova është një vend shumetnik dhe komunat e saj do të mbeten shumetnike. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklave monoetnike”, është shprehur Abbott./Telegrafi/

Exit mobile version