Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e ftoi për një vizitë në Kiev.
Abazoviq në bisedën e zhvilluar me presidentin ukrainas, ka theksuar se Mali i Zi dënon agresionin e Federatës Ruse në këtë vend ,dhe nga fillimi i pushtimit i ka shprehur haptazi përkrahjen për pavarësi, ruajtje të integritetit territorial dhe sovranitetit, transmeton Telegrafi.
“Shpresojmë që Ukraina do të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, tha Abazoviq.
Madje e njoftoi edhe për refugjatët ukrainas që Mali i Zi i ka pranuar. E Zelensky e ka falënderuar Abazoviqin për mbështetjen që Mali i Zi po i jep Ukrainës.
“Presidenti i Ukrainës ka ftuar kryeministrin e Malit të Zi që ta vizitojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit të Malit të Zi. /Telegrafi/