Telegrafi

Abazoviq pas arritjes së marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi: Mundëm njerëzit që kryen gjenocid në Srebrenicë

Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar, të cilat e kanë fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 30 gusht, në një konferencë për medie të mërkurën kanë prezantuar parimet mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme.

Parimet e marrëveshjes, të cilat janë përafruar nga liderët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë” e Zdravko Krivokapiqit, Aleksa Beçiqit dhe Dritan Abazoviq, kanë deklaruar që Qeveria e re e Malit të Zi do të bashkëpunojë me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi, shkruan vijesti.me.

Lexo po ashtu Parimet e Qeverisë së re në Mal të Zi: Forcimi i bashkëpunimit me NATO-n; pavarësia e Kosovës e padiskutueshme

Abazoviq beson se qeveria e ardhshme do të ketë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

“Qeveria e ardhshme duhet të angazhohet për situatën ekonomike në vend. Sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, probleme të akumuluara, arka të zbrazëta, lufta kundër korrupsionit dhe krimit na presin. Qeveria e ardhshme ka për detyrë t’u kushtojë vëmendje më të madhe këtyre çështjeve. Me këtë vdes çdo manipulim i DPS-së, çdo përpjekje e analistëve, manipulim. Ne jemi të vendosur të zbatojmë pajtimin dhe të merremi me çështjet që ngarkojnë më shumë qytetarët e Malit të Zi”, tha Abazoviq, transmeton Telegrafi.

Abazoviq tha se ata kishin bisedime rreth zgjedhjes së anëtarëve të qeverisë. “Mendoj se do të habiteni. Kjo qeveri duhet të jetë gjithçka që DPS-ja nuk ishte”, tha ai.

Abazoviç tha se ata mundën njerëzit që kryen gjenocid në Srebrenicë. “Milo Gjukanoviç ishte kryeministër në atë kohë. Unë kurrë nuk e dëgjova të thoshte se duhet të jepte dorëheqje për shkak të asaj që po ndodhte në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ne dënuam me forcë skenat e Pljevljas. Unë mendoj se pashë dorën e policisë malazeze”, tha ai.

Ndryshe, gjatë fundjavës organizatat e ashtuquajtura patriotike organizuan një protestë në mbështetje të kryeministrit Millo Gjukanoviq. /Telegrafi/