Telegrafi

Abazoviq dhe Rama arrijnë në Kiev: Jemi këtu për të mbështetur popullin ukrainas

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shoqëruar nga homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama, në një rrugëtim drejt Ukrainës.

Ata kishin pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ftoi Abazoviqin gjatë një bisede telefonike që ta vizitojë Kievin, transmeton Telegrafi.

Madje Abazoviq vetëm një ditë pas bisedës telefonike me Zelenskyn, konfirmoi ftesën dhe së bashku me Edi Ramën u nisën për në Kiev.

Lexo po ashtu Abazoviq zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn, presidenti ukrainas e fton për vizitë në Kiev – publikohen pamjet e bisedës

Përmes një postimi në Twitter, Abazoviq bëri të ditur se kanë arritur në Kiev për t’i shprehur mbështetjen qytetarëve ukrainas.

“Kemi arritur me Edi Ramën në Kiev, për t’i ofruar mbështetje qytetarëve sa i përket të drejtës për ta mbrojtur lirinë. Mali i Zi vazhdon ta ndihmojë Ukrainën në momentet e vështira dhe në katastrofën humanitare”, ka shkruar kryeministri i Malit të Zi. /Telegrafi/